Zërat digjitalë të fshatrave
Zërat e fshatrave është një platformë digjitale e krijuar përmes projektik “Rural Digital Voices” për t’u dhënë zë qytetarëve të zonave rurale në Kosovë. Ajo ofron një hapësirë të sigurt dhe të qasshme ku banorët mund të raportojnë probleme që prekin komunitetet e tyre, të ndajnë shqetësimet dhe të kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve.
Raportimet e pranuara verifikohen sipas standardeve profesionale të gazetarisë dhe shndërrohen në storie, analiza dhe përditësime që nxisin debat publik dhe reagim institucional.
Platforma synon të fuqizojë pjesëmarrjen qytetare në hapësirën digjitale, duke dëshmuar se demokracia digjitale nuk duhet të kufizohet vetëm në qendrat urbane. Çdo zë ka rëndësi, pavarësisht vendbanimit.
Zërat Digjitalë të Fshatrave mbështetet përmes skemës së granteve Digital Spark, si pjesë e projektit EECA të Mekanizmit Rajonal të Mbështetjes, të zbatuar nga Fondacioni Metamorphosis dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe në kuadër të Iniciativës për Demokraci Digjitale (DDI) që mbulon Jugun Global.




