Përgjigje për rastin me ID: 001 ; ID: 006

ID: RDV-001; RDV-006

Institucioni: Komuna e Drenasit

Përfaqësuesi: Nexhmedin Gruda

Përgjigjja:

“Të nderuar,

Faleminderit për adresimin e rastit dhe për informacionin e përcjellë lidhur me situatën e grumbullimit të mbeturinave.

Komuna e Drenasit është në dijeni të plotë për situatën momentale me grumbullimin e mbeturinave, e cila aktualisht nuk është në nivelin e duhur. Për këtë çështje, jemi në kontakt të vazhdueshëm me Menaxhmentin e KRM “Pastrimi”, si dhe me Menaxherin e Njësisë Operative në Drenas, të cilët na informojnë vazhdimisht lidhur me mbarëvajtjen e shërbimit dhe punën në terren.

Bazuar në raportet zyrtare që kemi pranuar, grumbullimi i mbeturinave në Qendrën e Drenasit dhe tek bizneset është duke u realizuar në vazhdimësi. Ndërsa, në zonat rurale dhe nëpër fshatra ka ngecje në grumbullimin e mbeturinave, me vonesa që në disa raste arrijnë deri në dy-tre javë, për shkak të problemeve me automjetet e grumbullimit.

Nëse i referoheni fshatit Llapushnik, sipas informatave që kemi pranuar nga Njësia Operative e KRM “Pastrimi” në Drenas, shërbimi i grumbullimit të mbeturinave është planifikuar të kryhet nesër, më 21.08.2026.

Ndërsa, sa i përket fshatit Likoshan, sipas informatës zyrtare që kemi pranuar, shërbimi i grumbullimit të mbeturinave është kryer dje, më 19.08.2026.

Sa i përket orarit të operimit dhe informatave më të detajuara lidhur me dinamikën e grumbullimit, ju lutemi t’i drejtoheni drejtpërdrejt KRM “Pastrimi”, Njësisë Operative në Drenas, si ofrues i shërbimit.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe për kontributin tuaj në evidentimin dhe adresimin e çështjeve me interes për komunitetin.

Shëndet …”

Leave a comment