Përgjigje për rastin ID: RDV-016

ID: RDV-016

Institutioni: Komuna e Skenderajt

Personi përgjegjës: Arbnor Çitaku

Përgjigja:

Të nderuar,

Ju falënderojmë për adresimin dhe interesimin lidhur me gjendjen e segmentit rrugor që lidh lokacionin “Kralicat” me fshatin Polac.

Ju informojmë se segmenti rrugor në fjalë nuk është në kompetencë të Komunës së Skenderajt, por është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës, përkatësisht institucioneve përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në nivel qendror.

Për këtë arsye, çështja e inspektimit, mirëmbajtjes dhe sanimit të dëmtimeve në këtë segment duhet të adresohet tek institucioni kompetent.

Me respekt,”

Leave a comment