Përgjigje nga Komuna e Drenasit

Institucioni: Komuna e Drenasit

Zyrtari: Shaban Dobra

Përgjigjja:

“Të nderuar,

Edhepse institucioni ynë nuk ka obligim ligjor t’u përgjigjet platformave digjitale të cilat nuk kanë adresë zyrtare dhe pronar/operator të verifikueshëm, për hirë të transparencës dhe informimit të publikut, ju konfirmojmë se për të gjitha çështjet dhe problemet e ngritura në e-mailet tuaja janë të njoftuar përfaqësuesit e fshatrave, si dhe anëtarët e Kuvendit Komunal.

Gjithashtu, ju informojmë se çështjet dhe problemet e ngritura nuk bien drejtpërdrejt në fushën e përgjegjësisë  së DUMM-së, megjithatë, me qëllim të adresimit të tyre institucional, këto çështje i kemi përcjellë dhe adresuar te drejtoritë përkatëse, në kompetencën e të cilave janë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe për kontributin në evidentimin e çështjeve me interes për komunitetin.”

Leave a comment